Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hotelierët që strehuan refugjatët ukrainas marrin kredi për të punuar

Foto: Maja Shtërbanova

Hotelierët që strehuan refugjatë ukrainas në bazat e tyre raportojnë pagesa të vonuara. Disa prej tyre kanë marrë kredi për të vazhduar aktivitetin e tyre. "Nuk kemi marrë pagesë për ushqimin që nga vera. Duhet të marrim rreth 100 000 leva (rreth 50 000 euro). Pagesa e fundit që morëm për refugjatët ishte për muajin dhjetor," tha një hoteliere para Maja Shtërbanovës nga BNR Varna. Hotelierët theksojnë se në hotele kanë mbetur njerëzit, të cilët nuk kanë mundësi të tjera, shtëpitë e të cilëve janë të shkatërruara dhe nuk mund të paguajnë strehimin. Pronarët e hoteleve kërkojnë që të paguhen paratë për të vazhduar dhënien e ndihmës humanitare për refugjatët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD