Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjet nga lindja e kompozitorit bullgar Petër Stupell

Petër Stupell
Foto: ubc-bg.com

Më 27 prill të vitit 1923 në Sofje lindi kompozitori Petër Stupell. Ai vazhdoi traditën familjare të muzikantëve profesionistë - studioi piano që në moshë të re dhe u diplomua në Akademinë Shtetërore të Muzikës “Panço Vlladigerov” si student i pianos i Prof. Andrej Stojanov dhe i kompozimit në kurset e kompozicionit (departamenti i ardhshëm i kompozicionit) nën drejtimin e Prof. Panço Vlladigerov. Fama e hershme si pianist dhe kompozitor i shkëlqyer, i ndihmoi pas diplomimit të specializojë piano dhe kompozim në Akademinë e Muzikës “Ferenc List” në Budapest.

Fillimi i rrugës së tij profesionale lidhet me Redaksinë e Programeve për Fëmijë të Radio Sofjes.

Petër Stupel është autor i një sërë këngësh të njohura për fëmijë, ndër të cilat më me popullaritet janë “Lepuri i bardhë” dhe “Unë jam Gjumi”. Këngën e fundit e krijoi së bashku me Dimitër Nikollov Spasov për programin televiziv “Natën e mirë, fëmijë” në Televizioni Kombëtar Bullgar.

Krijimtaria e tij përfshin edhe vepra klasike, muzikë për filma, por edhe shumë këngë zbavitëse që u kthyen në hite.

Kompozitorin Petër Stupel do ta kujtojmë me këngën “Takime të vona” sipas muzikës së tij dhe tekstit të Petër Karaangov, interpretuar nga Maria Nejkova dhe Mihaill Bellçev. Kjo këngë fitoi çmimin e parë të Orfeut të Artënë vitin 1969.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD