Deri më 15 maj, ndërmarrjet dhe shoqëritë tregtare me pjesëmarrje shtetërore në kapitalin e tyre duhet të kontribuojnë për shtetin 50% të fitimit të tyre për vitin 2022. Këtë e vendosi qeveria e përkohshme. Spitalet, qendrat e shëndetit mendor dhe ndërmarrjet e ujësjellësit dhe kanalizimit nuk mbulohen nga urdhri i miratuar nga kabineti. Si rezultat, pritet që në buxhet të hyjnë 871.1 milionë leva (445.34 milionë euro). Sipas Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, është gabim që qeveria e përkohshme nuk vendosi qëllim që të mbledhë 100% të fitimit të ndërmarrjeve shtetërore për të ulur më tej deficitin buxhetor.
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..