Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kthehet në Panairin e Librit në Lajpcig

Foto: AFP

Pas afro një çerek shekulli mungesë, Bullgaria rikthehet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig të Gjermanisë, i cili mbahet nga 27 deri më 30 prill. Pjesëmarrja e fundit e Bullgarisë ishte në vitin 1999, kur vendi ynë ishte në fokus të Panairit. Në edicionin e sivjetshëm, vendi ynë do të përfaqësohet me një stendë kombëtare, të cilën do ta hapë ministri i kulturës, Najden Todorov.  Stenda do të jetë brenda hapësirës së projektit “Traduki”, në të cilin Bullgaria është një vend partner. “Traduki” është një program për mbështetjen e përkthimeve në Evropën Juglindore dhe në vendet gjermanishtfolëse.

Në programin letrar të panairit “Lajpcig lexon” do të prezantohen dy autorë bullgarë - Georgi Gospodinov dhe Joanna Elmi. Koncepti i pjesëmarrjes së tyre të përbashkët titullohet “E shkuara e tashme” dhe në fokus të takimit do të jenë tema si “Politika”, “Kujtesa” dhe “Trauma”. Do të ofrohet një përkthim gjermanisht.

Vizita e shkrimtarit Georgi Gospodinov në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig është vetëm disa ditë pasi u bë e qartë se romani i tij “Strehimi kohe” ishte në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz Booker.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD