Vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e 10 bullgarëve që duan të largohen nga Sudani. Ditët e fundit, mbi një mijë qytetarë të BE-së janë dëbuar nga vendi afrikan, duke përfshirë 21 bullgarë. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se më shumë se 30 persona kërkuan ndihmë për evakuim. Disa prej tyre tashmë janë jashtë vendit. Zëvendësministri Kostadin Koxhabashev shpjegoi se 3 bullgarë u evakuuan me një autokolonë të Arabisë Saudite më 22 prill. Pastaj dy prej tyre u nisën me një mikrobus dhe arritën në Egjipt. Më 23 prill, 8 bullgarë të tjerë mbërritën në Egjipt dhe dy me një avion gjerman u ulën në Berlin. 10 persona kanë mbetur në shtetin afrikan. Në koordinim me vendet e BE-së, po kërkohet mundësia për kthimin e tyre të sigurt, sqaron MPJ.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..