Me mandatin e parë nuk mund të mbështesim një qeveri, por jemi të gatshëm të flasim për politika dhe të shohim në kuadrin e sjelljes së përgjegjshme se çfarë mund të arrijmë, veçanërisht sa i përket temës së buxhetit, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshim” Kirill Petkov në takimin e lidershipit në parlament mes GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – PP-DB.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi nga PP-DB që të prezantojë versionin e tyre për përbërjen e qeverisë me mandatin e dytë. Qoftë me mandatin e parë apo të dytë, është e rëndësishme të kemi një qeveri të rregullt, theksoi ai. Nëse na prezantoni një kabinet që na pëlqen, do ta shqyrtojmë. Nëse keni një alternativë tjetër për mbështetje, duhet të tregoni edhe atë, këmbënguli Borisov. Ai përsëriti se Komiteti Ekzekutiv i GERB-it ka vendosur që të mos bisedojë me formacionet e tjera parlamentare derisa të kenë përdorur të gjitha opsionet me PP-DB-në.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..