Rruga për të dalë nga situata politike nuk është kabineti i pakicës, por qeveria e koalicionit, deklaroi kreu i DPS-së Mustafa Karadajë pas konsultimeve me presidentin Rumen Radev.
“Populli bullgar është i mençur dhe 5 herët e fundit ka zgjedhur të njëjtën strukturë të Kuvendit Popullor duke mos e lejuar askënd të qeverisë në emrin e një partie apo një personi. Ne kemi paguar çmimin e qeverisjes së një njeriu dhe një partie për 12 vjet dhe ende po e paguajmë", tha Karadajë.
Ai tha gjithashtu se gjashtë zgjedhje të parakohshme të panevojshme radhazi nuk do t'i ndryshojnë gjërat. Karadajë beson se tashmë janë humbur 20 ditët pas zgjedhjeve për ta formuar qeverinë, por edhe se një kabinet mund të formohet që me mandatin e parë.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..