E diela e parë pas Pashkëve lidhet me një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit - Shën Thoma Apostullin. Dita quhet edhe e Diela e Thomait. Emri vjen nga emri i ditës në të cilën, sipas kalendarit të krishterë, Krishti i ringjallur iu shfaq dishepujve dhe ndjekësve të tij dhe iu drejtua Thomait, i cili nuk besonte në ringjalljen e tij, me fjalët: "Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; jep dorën dhe fute në brinjët e mia; dhe mos ji mosbesimtar, por besimtar!?”
Apostulli Toma është i njohur jo vetëm për historinë ungjillore të mosbesimit të tij, por edhe si një nga dishepujt më vetëmohues të Krishtit.
E diela e Thomait shënon fundin e ciklit të festave të Pashkëve, është edhe fundi i Javës së Ndritshme, e quajtur gjithashtu javë bosh, për shkak të ndalimit të çdo pune. Në këtë ditë, gratë lyejnë përsëri vezët dhe i shpërndajnë për shpirtrat e të afërmve të vdekur.
Sot festojnë ditën e emrit të gjithë ata që mbajnë emrat Toma, Tomisllav dhe Tomisllava.
Përpiloi: Gergana MançevaPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..