Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Destinacioni Drjanovo - larg klishesë së turizmit masiv

Manastiri i Drjanovos „Shën Kryeengjëlli Mihail“
Foto: Destinacioni Drjanovo

Drjanovo nuk është ndër destinacionet tona turistike më të njohura - për gëzim të njerëzve që kërkojnë përjetime autentike, larg turmave dhe klisheve të shoqërisë konsumatore. Qyteti i vjetër malor ofron rehati, qetësi dhe mbi të gjitha - një shëtitje në kohë. Në pjesën e vjetër të qytetit edhe më sot janë të ruajtura shtëpitë nga koha e Rilindjes, gjithashtu ka shumë ndërtesa të bukura nga fundi i shekullit të 19-të.

Objekti më i famshëm këtu është ura e arkitektit dhe ndërtues gjenial Koljo Fiçeto, i lindur në vitin 1800 në Drjanovo. Ai është krijuesi i disa prej ndërtesave më emblematike në të gjithë Bullgarinë. Jo rastësisht Drjanovo njihet si “Qyteti i mjeshtrit Kolju Fiçeto”. Banorët vendas i kanë kushtuar edhe një muze të veçantë, duke prezantuar sendet e tij personale dhe modelet e veprave të tij unike arkitekturore.

Ka shumë arsye të tjera për të vizituar qytetin Drjanovo, thotë nënkryetari i bashkisë Nikollaj Karagjozov:

“Gjatë pandemisë Covid-19, filluam të kujtojmë se në vitin 1930 qyteti u shpall edhe vendpushim malor pikërisht për shkak të klimës së favorshme. Njerëzit me probleme të frymëmarrjes, ose “nerva të dobëta” siç shkruhej në broshurat e vjetra, dikur dërgoheshin këtu për të pushuar dhe për t’u rikuperuar. Ne kemi shtigje të shkëlqyera ekologjike me itinerare të këndshme, të shkurtra dhe të gjata.”

Shumica e shtigjeve nisin nga Manastiri i Drjanovos “Shën Kryeengjëlli Mihail” - një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të Bullgarisë. Ai është themeluar në shekullin e 13-të në një luginë karstike piktoreske pranë qytetit.

Në zonën e Manastirit ka shkëmbinj të lartë të rrëpirët ku janë të shënuar rrugët e ngjitjes në shkëmb. Në verë ka shumë alpinistë atje, madje zhvillohet një kampionat i ngjitjes në shkëmb. Një shteg çon nga manastiri në fshatin Skallsko, ku ka edhe shkëmbinj të ngjashëm. Aty organizohen fluturime tandem paraglider. Dhe në një nga shkëmbinjtë mbi manastir ka një platformë panoramike me të ashtuquajturin “Stol të Dashurisë” me një pamje të mrekullueshme nga gryka. Aty vendosëm një tabelë, e cila u bën thirrje njerëzve të bëjnë foto dhe të ngarkojnë ato në faqen e krijuar posaçërisht në FB.”

Në Drjanovo ndodhet uzina e parë e vagonëve në Bullgari, e themeluar në vitin 1920, ku ka një kënd interesant muzeor që gjurmon historinë e saj. Dhe në stacionin në fshatin fqinj Careva Livada, si atraksion është ekspozuar një lokomotivë retro e vitit 1911, e prodhuar në Gjermani, e cila punonte deri në vitet 70 të shekullit të 20-të.

„Lokomotiva mbretërore“

Shpella që ndodhet pranë Manastirit Drjanovski ofron një shëtitje në epokën paleolitike:

“Mund të vizitoni shpellën Baço Kiro, e cila është jashtëzakonisht e bukur me dy rrugë - të shkurtra dhe të gjata - thotë Nikollaj Karagjozov. – E rekomandoj fort atë të gjatë, që nxjerr në pah bukurinë e saj të madhe. Shpella u bë e famshme edhe për zbulimet e saj arkeologjike. Shpella studiohet që nga fundi i shekullit të 19-të, por me teknologjitë e reja dhe falë një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh, u konstatua se në “Baço Kiro” jetonin homo sapiensët e parë në Evropë. Dhe ajo që është edhe më kurioze është se ata bashkëjetuan për disa kohë me Neandertalët, në kundërshtim me hipotezat e deritanishme.”

Shpella „Baço Kiro“

Drjanovo mirëpret gjithnjë e më shumë mysafirë. Ata janë të magjepsur nga arkitektura e vjetër e qytetit dhe shëtitjet në mal, ku zhyten në një botë më të bukur dhe më harmonike.

“Arritëm jo vetëm nivelet e numrit të turistëve dhe të fjetjeve para pandemisë, por edhe të shënojmë rritje vitin e kaluar. Njerëzit u rikthyen te udhëtimet dhe rajoni ynë arrin të tërheqë gjithnjë e më shumë prej tyre, sepse ata janë në kërkim të vendeve më të qeta dhe më të pastra ku të kujdesen për veten e tyre” - tha në përfundim nënkryetari i komunës Nikollaj Karagjozov.

Shikoni edhe:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Destinacioni Drjanovo



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD