Për momentin, gjëja më e mirë për Bullgarinë është një koalicion midis dy forcave më të mëdha parlamentare - GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike”. Kështu deklaroi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas konsultimeve me presidentin Rumen Radev.
Sipas Borisovit, pa forcën e parë politike nuk mund të formohet një qeveri. "Bisedimet parazgjedhore kanë përfunduar. Tani të gjithë që e duan shtetin duhet të bëjnë kompromise. Shengeni, Eurozona dhe Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë nuk mund të ekzistojnë pa një qeveri të rregullt."
Bojko Borisov sqaroi gjithashtu se ai vetë nuk do të propozohet për kryeministër. "Kam qenë tre herë, tre për fat," tha ai.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..