I përjetshëm kujtimi i heronjve të Epopesë së Prillit, të cilët i dëshmuan botës se bullgarët e meritojnë lirinë e tyre, shkroi presidenti Rumen Radev në Facebook me rastin e 147 vjetorit nga shpërthimi i Kryengritjes së Prillit.
“Sot, 147 vjet më parë, u dëgjua krisma e pushkës së parë të Kryengritjes së Prillit. Kryengritësit e prillit mbeten përgjithmonë shembull i vetëmohimit dhe i patriotizmit të ndritur”, shton Radev.
Përvjetori i kryengritjes së vitit 1876 shënohet në mbarë vendin me ngjarje të ndryshme. Lufta fillon më 20 prill në qytetin Koprivshtica. Me trimërinë dhe vetëmohimin e tyre kryengritësit tërhoqën vëmendjen e Evropës për çështjen bullgare në Perandorinë Osmane dhe i hapën rrugën çlirimit.
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..