Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE ia jep Bullgarinë Gjykatës së Drejtësisë së BE-së për shkak të taksave tol dhe ujërave minerale

Foto: ec.europa.eu

Komisioni Evropian e referon Bullgarinë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së në tri procedura - për automjete të pastra, sistemin e taksave tol dhe tregtimin e ujit mineral dhe të burimit. Procedura e parë është për arsye se vendi ynë akoma nuk parashikon në legjislacion objektiva minimale kombëtare në prokurimet publike për blerjen e automjeteve ekologjike transportuese; e dyta - se nuk ka transpozuar në legjislacionin e saj sistemin evropian të faturimit elektronik, ku udhëtarët mund të paguajnë taksat tol përmes një kontrate të vetme abonimi, nëpërmjet një furnizuesi të vetëm dhe brenda një strukture të vetme që do të mbulonte të gjitha vendet anëtare të komunitetit.  Procedura e treta është për faktin se legjislacioni bullgar nuk ndalon tregtimin e ujit të marrë nga i njëjti burim nën më shumë se një përshkrim tregtar, siç kërkohet nga direktiva evropiane. Informacioni është i korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD