Në Pleven fillon ndërtimi i një fabrike të re për prodhimin e maltit me një investim francez me vlerë 56 milionë leva (28.6 mln euro). Qëllimi është që ndërmarrja, e cila do të fillojë punën në fund të vitit 2024, të përmbushë standardet më të fundit për produktivitetin, sigurinë dhe ekonominë e energjisë.
40% e energjisë elektrike të nevojshme do të sigurohet nga një park fotovoltaik dhe kështu gjurmët e karbonit do të reduktohen me më shumë se 1700 ton emetime në vit. Në hapje, ambasadori francez në vendin tonë Joel Meyer, deklaroi se investimi “do të forcojë të gjithë ekosistemin, i cili përfshin fermerët, përdoruesit përfundimtarë, prodhuesit e birrës dhe të gjithë rajonin në përgjithësi”.Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..