Bullgari Georgi Peev nga Haskovo u bë kampion i botës në 100 metra “bretëkocë” në Kampionatin Botëror të Personave me Transplantim, i cili mbahet në Përt të Australisë. Këtë e bëri të ditur Peev në profilin e tij social në Facebook.
Në Lojërat e 24-ta Botërore për Persona me Transplantim marrin pjesë atletë nga 45 vende.
Georgi Peev është bullgari i parë i transplantuar me dy organe, i cili ka pesë medalje nga një kampionat evropian për të transplantuar.
Bullgaria përfaqësohet gjithashtu nga Ognjan Gançev, bullgari më jetëgjatë me zemër të transplantuar dhe personi më i moshuar i transplantuar - ai tani është 63 vjeç.
Të dy u transplantuan zemrën në Spitalin “Prof. Dr. Aleksandër Çirkov”, në vitin 2006 dhe 2013.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..