Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Putin inspektoi zonat e kundërofensive të pritshme të Ukrainës

Vlladimir Putin
Foto: EPA/BGNES

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 dënuan “retorikën e papërgjegjshme bërthamore” të Rusisë si “të papranueshme” dhe i bënë thirrje Kinës që të veprojë si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, njoftoi  Reuters. Në komunikatën nga takimi treditor në resortin japonez Karuixava thuhet: “Çdo përdorim i armëve kimike, biologjike apo bërthamore nga Rusia do të përballet me pasoja të rënda”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, koordinimin e tyre dhe zbatimin e plotë të tyre”, thuhet gjithashtu në komunikatën e ministrave të G7.

Presidenti rus Vlladimir Putin vizitoi të hënën territoret e okupuara të Ukrainës për Pashkët. Ai ishte në selinë e grupit “Dnepër” në rajonin Herson dhe në Lugansk, në shtabin e grupit “Vostok”, ku dëgjoi raportet e komandantëve për mbrojtjen e përgatitur të dy rajoneve, njofton UNIAN. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD