Supa e kurbanit të qengjit në stilin e Samokovit, petulla me patate me mbushje prej fasulesh, specash, qepe dhe erëzash, si dhe shumë gjellë të tjera sipas recetave të vjetra, karakteristike për rajonin e Samokovit, këto ishin ndër kënaqësitë e shumta kulinare të festës së gjellëve të Samokovit.
"Në recetat, traditat dhe pjatat lokale, ekziston një potencial jashtëzakonisht i madh për zhvillimin e ekonomisë rajonale," u tha gazetarëve në Samokov zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev, i ftuar në ngjarje. Ai theksoi se në Bullgari ka kushte të përshtatshme dhe shumë produkte prodhohen në të gjithë vendin. Ekziston gjithashtu një potencial ekonomik që do t'i dallonte rajonet nga njëri-tjetri dhe do të tërheqë vizitorë nga vendi dhe jashtë vendit, theksoi ai.Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..