Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova u shpall kampione në turneun në qytetin spanjoll Zaragoza me një fond shpërblyes prej 80 mijë dollarësh.
Bullgarja e renditur në vendin e dytë mundi çeken Tereza Martincova me 4:6, 6:2, 6:3. Me suksesin e saj, Viktoria Tomova fitoi 115 pikë për renditjen botërore, ku zë vendin e 98-të. Tenistja ka 17 tituj nga turnetë ITF dhe ai i fituar në Zaragozë është i dyti i një rangu kaq të lartë pas atij të Biarritz të Francës në 2019-ën.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..