Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një rojtar hidhet në gjyq për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara nga Pentagoni

Foto: EPA/BGNES

Agjentët e FBI-së arrestuan Xhack Tejshejra, një roje në Gardën Kombëtare të Forcave Ajrore të SHBA-së. I riu dyshohet se ka zbuluar dokumente dhe plane ushtarake top-sekret lidhur me luftën në Ukrainë, për të cilat do të dalë para një gjykate federale në Masaçusets. Nuk dihen ende motivet e tij, por supozohet se 21-vjeçari nuk është agjent i huaj. Pentagoni i përkufizon veprimet e tij si një akt kriminal të qëllimshëm. Kjo është rrjedhja më e madhe e të dhënave të klasifikuara amerikane në vite.

Ministrja e jashtme gjermane, Analena Berbok, e cila po viziton Kinën, u kërkoi nikoqirëve të saj të ushtrojnë ndikimin e tyre në Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjykata e Arbitrazhit në Hagë urdhëroi Rusinë t’i paguajë kompanisë ukrainase “Naftogaz” një kompensim prej 5 miliardë dollarësh për shkak të aneksimit të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014, njoftoi kompania në Facebook. Ata shpjeguan se për shkak të aneksimit humbën platformat e shpimit, tubacionet e gazit, flotën e tyre dhe ndërtesat administrative.

Këshilli i BE-së përfshiu Grupin Ushtarak privat “Wagner” dhe agjencinë ruse të lajmeve RIA FAN në listën e sanksioneve të BE-së. RIA FAN është pjesë e një grupi mediatik rus, bordi i të cilit drejtohet nga Eevgeni Prigozhin, i cili financon Grupin “Wagner”.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD