“Kur Zoti të çojë për dore,
Rruga jote është e destinuar për sukses...
Dhe jo e ëndërruar - ëndrra bëhet realitet...
Dhe e pazbuluar - zbulon majën e vet...”
Ky është mesazhi i këngës “Kur Zoti...”. Historia e krijimit të saj nisi me një telefonatë nga Ivan Tenev - poet, piktor dhe kronist i njohur laik - me kompozitorin Mitko Gidishki, me të cilin krijuan disa këngë ndër vite. Por këtë herë më i veçantë del teksti “Kur Zoti të çojë për dore...”, thotë autori i muzikës dhe aranzhimit, Mitko Gidishki dhe vazhdon:
“Ky tekst më bëri jehonë menjëherë në mendjen time nga melodia, aranzhimi dhe zërat e këngëtarëve Orlin Goranov dhe Hristijana Loizu. Nuk kisha asnjë dyshim për interpretuesit e duetit.
Orlin Goranov është një këngëtar që mund të interpretojë gjithçka - opera, pop dhe xhaz.
Hristijana Loizu kishte kohë që më kishte tërhequr vëmendjen me zërin e saj të kristaltë, gamën e madhe dhe mjeshtërinë artistike.
Shumë faleminderit për ta që sollën në jetë tekstin dhe muzikën me prezantimin e tyre brilant.”
Muzikantët që morën pjesë në regjistrimin e këngës janë shumë të njohur dhe të dashur Cvetan Nedjalkov - kitarë, Mihaill Josifov - trumbetë, Velisllav Stojanov - trombon, Kalin Zheçev - piano, Nedellço Dimitrov - briri francez. E fundit por jo më pak e rëndësishme është puna e shkëlqyer në studio e Ivan Ivanov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..