Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 13 prillin 2023

Po rriten temperaturat ditore

Foto: BGNES

Do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të vazhdojnë të jenë të ndjeshme në Bullgarinë Verilindore dhe në disa rajone do të ketë reshje shiu deri në mesnatë. Era veriperëndimore do të dobësohet dhe do të zbutet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje rreth 3°.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të jetë e orientuar nga jugperëndimi, do të jetë e dobët deri mesatare dhe me të, temperaturat do të rriten. Maksimalet  do të lëvizin ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje rreth 20°. Nga perëndimi në orët e mbrëmjes do të depërtojë vranësira e lartë.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°. Temperatura e ujit të detit është rreth 9 - 10°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore, në zonat e larta dhe të hapura - erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash  do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 3°.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD