Bullgaria ka propozuar t'i dhurojë Ukrainës avionë gjuajtës MiG-29, sipas një prej dokumenteve sekrete të Pentagonit të zbuluar në internet, të cituar nga CNN.
Më 23 shkurt, sipas një raporti, Bullgaria ka shprehur gatishmëri për t’i dhuruar gjuajtësit e saj MiG-29 Ukrainës. Gazeta e vlerësoi këtë si një "sfidë" sepse do ta linte vendin pa avionë luftarakë derisa F-16-të e porositur të prodhohen në SHBA, "që është të paktën një vit larg", vë në dukje botimi.
Nga 18 avionët bullgarë MiG-29, në fakt fluturojnë jo më shumë se 8. Nëse nuk gjenden motorë për avionët e vjetër MiG-29, përdorimi i tyre mund të zgjatet maksimumi deri në fund të vitit 2023, pranon ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ministria për informacionet në raport, transmeton BTA.Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..