Më 7 prill 2023, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) feston 75 vjetorin e saj dhe me këtë rast nisi një fushatë njëvjeçare nën moton "Shëndet për të gjithë". Në lidhje me fushatën, Prof. Dr. Mihaill Okolijski, menaxhues i zyrës së OBSH-së në Bullgari, para BNR-së vuri në dukje nevojën për një akses më të mirë për bullgarët në kujdesin shëndetësor. Pacientët në Bullgari paguajnë gjysmën e shpenzimeve nga xhepat e tyre dhe për shëndetin publik në vend flitet në mënyrë sporadike, theksoi ai. Sipas Okolijskit, "ata që bëjnë politikë përqendrohen në spitale dhe në intervencat e shrenjta dhe më efektive janë investimet në parandalimin e sëmundjeve".
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, presidenti Rumen Radev do të dekorojë mjekë dhe specialistë të shquar bullgarë me çmime shtetërore.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..