Legjenda e kanotazhit bullgar Rumjana Nejkova, pjesëmarrëse në 5 olimpiada, feston 50 vjetorin e saj. Nejkova ka filluar të merret me kanotazh në vitin 1985. Në vitin 1989 u bë nënkampione e botës për vajza dhe një vit më vonë triumfoi me titullin për vajza. Rumjana fitoi medaljen e saj të parë për femra - bronz - në Kampionatin Botëror në Kanada në 1999. Ajo gjithashtu ka një medalje të argjendtë nga Olimpiada e Sidneit në vitin 2000 në disiplinën skif. Rumjana Nejkova fitoi titullin botëror në skif dy herë - në Sevilje në 2002 me një rekord botëror - 7.07 min, dhe një vit më vonë - në Milano, ndërsa në 2007 në Munih – një medalje argjendi. Në të njëjtin vit ajo u bë kampione evropiane në Poznan.
Ajo ishte fituesja e parë e Çmimittë Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit (FISA) në vitin 2002 “Sportistja Nr. 1 e kanotazhit”, kur u krijua sondazhi. Në vitin 2004, Rumjana Nejkova fitoi medaljen e bronztë në skif në Lojërat Olimpike Verore në Athinë. Pika më e madhe e karrierës së Nejkovës ishte titulli në Pekin në vitin 2008 në paraqitjen e saj të pestë olimpike.Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..