Pas zgjedhjeve me radhë të parakohshme parlamentare, ne jetojmë përsëri mes dy hipotezave: a do të ketë një qeveri të rregullt apo nuk do të ketë një qeveri të rregullt, deklaroi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev.
“Pas 8 muajsh mund të konstatoj se shteti nuk qeveriset nga shenja, interpretime dhe supozime, por me vendime, ndonjëherë të vështira dhe duke marrë përgjegjësi për to”, theksoi kryeministri në detyrë.
Qeveria e përkohshme është duke përgatitur projektbuxhetin dhe nëse deri në fund të muajit prill nuk formohet një kabinet i rregullt, do ta dorëzojë atë në parlament. Në Legjislaturën e re të 49-të të Kuvendit Popullor do të paraqiten edhe projektligjet nga të cilat varen reformat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, tha Donev.Në lidhje me publikimet mediatike se një kompani e regjistruar në Bullgari i dorëzoi organizatës libaneze "Hezbollah" dërgesa me pajisje “Pager”, që u shpërthyen në territorin e Libanit dhe Sirisë, Agjencia Shtetërore "Siguria Kombëtare" (DANS)..
Bullgarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për mbështetjen e Bullgarisë, thanë përfaqësues të komunitetit bullgar nga Prilepi, Struga, Manastiri dhe Kavadarci. Ata u dëgjuan në Komisionin parlamentar për politikat për bullgarët jashtë vendit,..
Të enjten do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Jugperëndimore dhe vende-vende në rajonet verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9° në perëndim deri në 15°..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikolloski për shkak të ofendimeve të tij ndaj..
Në lidhje me publikimet mediatike se një kompani e regjistruar në Bullgari i dorëzoi organizatës libaneze "Hezbollah" dërgesa me pajisje “Pager”, që u..