Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria e përkohshme do të paraqesë projektligjet e veta në parlamentin e ri

Gëllëb Donev
Foto: BGNES-arkiv

Pas zgjedhjeve me radhë të parakohshme parlamentare, ne jetojmë përsëri mes dy hipotezave: a do të ketë një qeveri të rregullt apo nuk do të ketë një qeveri të rregullt, deklaroi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev.

“Pas 8 muajsh mund të konstatoj se shteti nuk qeveriset nga shenja, interpretime dhe supozime, por me vendime, ndonjëherë të vështira dhe duke marrë përgjegjësi për to”, theksoi kryeministri në detyrë.

Qeveria e përkohshme është duke përgatitur projektbuxhetin dhe nëse deri në fund të muajit prill nuk formohet një kabinet i rregullt, do ta dorëzojë atë në parlament. Në Legjislaturën e re të 49-të të Kuvendit Popullor do të paraqiten edhe projektligjet nga të cilat varen reformat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, tha Donev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Trojan mbledh turistë dhe njohës në Festivalin Tradicional të kumbullës

"Ditët e Shisheve të Hapura" do të mbahen nga Vinprom - Trojan nga data 21 deri më 23 shtator. Nisma është në kuadrin e Festivalit Bullgar të Kumbullës, partner tradicional i të cilit është ndërmarrja. Kantina do të hapë dyert për vizitorët e..

botuar më 24-09-20 5.25.PD

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD