Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filli Ladgman nga Australia: Ka ardhur koha t'i japim fund këtij rrethi djallëzor dhe apatisë

Foto: arkiv personal

“Vështirë se do të them diçka më ndryshe nga ajo që kanë shpresuar të gjithë bullgarët në mbarë botën pas këtyre zgjedhjeve. Para së gjithash duam që këto zgjedhje të jenë të fundit, dmth të krijohet një qeveri e qëndrueshme dhe t'i japin fund këtij cikli djallëzor që na çon nga një zgjedhje në tjetrën"- tha në një intervistë për Radio Bullgaria Filli Ladgman, drejtor ekzekutiv i seksionit bullgar të radios publike australiane SBS, që ka një histori 46-vjeçare dhe një audiencë të madhe në kontinent. Sipas gazetares bullgare, njerëzit janë shumë të lodhur. “Brenda dy viteve votuam 5 herë. Kjo nuk e çon askund shtetin, si dhe njerëzit që jetojnë në të.”- është e bindur Filli Ladgman. Sipas saj, situata në ditën pas votimit ishte absolutisht e paparashikueshme:

Ajo që po ndodh tani është e vështirë të parashikohet. Por në një mënyrë ose në tjetër, ndodhemi në një limbo /një gjendje ose vend që nuk përfshihet as në ferr, as në purgator dhe as në parajsë/. Sepse ne nuk e dimë se cilin drejtim do të marrë anija e vendit tonë. Dhe kjo është shumë kritike, sepse kthesa që do të marrë anija do të varet për nga ku do të orientohet Bullgaria. Nuk ka të bëjë vetëm me stabilitetin, nga pikëpamja e ekonomisë sonë, por edhe stabilitetin politik dhe gjeopolitik”.

Një nga temat kryesore në këtë fushatë zgjedhore ishte orientimi euroatlantik i Bullgarisë në kushtet e një konflikti të furishëm ushtarak. Debatet për solidaritetin evropian, nëse duhet mbështetur Ukraina me armë dhe kush është fajtori për luftën, e nxehën edhe më shumë situatën duke u bërë edhe një arsye tjetër për ndarje në shoqëri. Çfarë qëndrimi do të mbajë qeveria e re? “Ne e dimë se ekziston një mundësi reale që vendi të riorientohet drejt Rusisë. Ne e dimë se opsioni tjetër është që ajo të mbetet një anëtare absolutisht besnike dhe aktive e BE-së. Por se çfarë do të ndodhë me Bullgarinë pas zgjedhjeve të djeshme është e vështirë të parashikohet”, thotë Filli Ladgman. Cilat janë pritshmëritë e saj pas votimit?

Pritshmëritë e mia, si një bullgare jashtë vendit, janë që Bullgaria do të mbetet në BE, se do të gjejë një mënyrë për të stabilizuar ekonominë e saj dhe do të gjejë një mënyrë për të përmbushur kriteret e BE-së për uljen e korrupsionit, për të sjellë një reformë të mirë ekonomike në fushën e pensioneve dhe në gjithçka që e bën jetën e njerëzve më të lehtë dhe më të lumtur. ”

Çfarë na pengon ne, bullgarët, të zgjedhim një parlament normal që do të prodhojë një qeveri funksionale të aftë për ta nxjerrë vendin nga kjo grackë?

Ajo që na pengon dhe na mungon më shumë është pjesëmarrja e qytetarëve. Ka apati në shoqëri, ka mosinteresim, ka dëshpërim! E gjithë kjo vret aktivizmin e qytetarëve. Sepse në rastin e një pjesëmarrjeje të vërtetë qytetare do të ketë zgjedhje ku njerëzit do të shprehin dëshirat e tyre dhe do të votojnë vërtet atë që duan për t'i qeverisur. Fatkeqësisht, ky numër i ulët i votuesve që shkojnë në qendrat e votimit, është arsyeja që në parlament hyjnë njerëz që nuk janë të interesuar për përparimin e vendit, por për interesat e tyre personale. Dhe këtu vjen problemi”- e mbyll në këtë mënyrë Filli Ladgman.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD