Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reagimet e para të pjesëmarrësve në zgjedhje

| rinovuar më 23-04-02 11.37.MD
Vetëm DPS bënë një deklaratë zyrtare për mediat pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve
Foto: BTA

Partia GERB me lider Bojko Borisov dhe SDS-ja thanë se sonte në mbrëmje nuk do të japin një konferencë për media lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Reagimi i vetëm për momentin nga ana e tyre është një postim në rrjetet sociale i përgjegjëses për lidhjet me shoqërinë të GERB, Sevdalina Arnaudova. “E arrestuan! Na arrestuan! Na dëbonin! ... Na goditën me Magnitski! U paguan mbi një milion televizioneve që të punojnë për ta dhe kundër tij. Dhe në fund – rezultat baras. “Forcat e mira” (Sevdalina Arnaudova ka ndërmend koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike) të bashkuara me gjithë fuqitë, dhe manipulimet e tyre, janë po aq sa ai! Kjo është fitorja e madhe e Borisovit!”

Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - "Bullgaria Demokratike" bënë të ditur se do të komentojnë rezultatet e zgjedhjeve të nesërmen.

Partia Socialiste Bullgare (BSP) gjithashtu deklaroi se nuk do të komentojë zgjedhjet sot.

“Vëzrazhdane” presin të jenë forca e tretë politike në parlamentin e ri. Këtë e bëri të ditur Conço Ganev, nënkryetar i “Vëzrazhdane”. Partia nuk do të marrë pjesë në një koalicion qeverisës, pasi “dy partitë kryesore duan ta çojnë vendin tonë në luftë”. Në fund të ditës së zgjedhjeve, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaroi se partia e tij po bën revolucion dhe po bëhet një forcë politike me rëndësi të parë. E vetmja qeveri që do të mbështesë “Vëzrazhdane” është një qeveri me mandatin e “Vëzrazhdane”.

"Mos prisni që ne të nxjerrim vija ndarëse. Ne bëjmë thirrje për dialog. Në situatën në të cilën ndodhet vendi, politikanët tanë kanë nevojë për arsye, përgjegjësi dhe dialog. Ne do të bëjmë përpjekjet e nevojshme për të pasur një qeveri të rregullt," tha në një konferencë shtypi i pari që guxoi të fliste për mediat pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve - lideri i DPS - Mustafa Karadajë. Sipas vlerësimeve paraprake, DPS-ja i arrin synimet që i ka vënë vetes – të ketë të paktën katër përfaqësues nga Kërxhali. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp kryetari i Bashkisë së Kërxhalit dhe zëvendëskryetar i DPS Hasan Aziz. Sipas tij, votimi në letër e ndihmoi lëvizjen të arrijë këtë rezultat. “Ne jemi kategorikë se mënyrat e ushtrimit të së drejtës së votës së njerëzve nuk duhet të kufizohen dhe kjo kontribuoi që një numër të madh njerëzish të ushtrojnë votën e tyre”, tha Aziz. DPS, sipas parashikimeve paraprake të agjencive të ndryshme, hyn me vendin e katërt ose të tretë në parlament me 13-14%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD