Rezultatet e exit poll-it të Gallup International Balkan, partner i BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve, tregojnë se 5 parti dhe koalicione do të hyjnë me siguri në parlamentin e ri të 49-të dhe njëra është në prag të barrierës prej 4 për qind. Të dhënat e agjencisë regjistrojnë shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari që nga ora 20:00 e datës 2 prill 2022:
"Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike": 25,6%
GERB-SDS: 24.8%
"Vëzrazhdane": 14.2%
DPS: 13.0%
BSP: 10%
"Ka një popull të tillë": 4%
“Ngritja bullgare” dhe “E majta” mbeten nën barrierën prej 4 për qind për të hyrë në parlament me rezultate përkatësisht 2.8% dhe 2.2%.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor është 37.4%. 3.8% e votuesve kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
4566 kandidatë të propozuar nga 15 parti dhe 7 koalicione po luftojnë për një vend në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.
Bullgarët jashtë vendit votojnë në 737 qendra votimi në 61 vende. Më së shumti seksione u hapën në Turqi - 162, në Britaninë e Madhe - 118 seksione, në Gjermani - 74, në Spanjë - 64, në SHBA - 56.
Bullgarët në Zelandën e Re ishin të parët që filluan të votojnë. Për shkak të diferencës kohore, dita e zgjedhjeve jashtë vendit do të përfundojë më së voni në seksionet në Kaliforni të SHBA-së - në orën 06:00 me orën bullgare të hënën, më 3 prill.Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..