Gazetari i Radio Televizionit dygjuhësh të Caribrodit Boris Llazarov njoftoi për Radio Bullgarinë se ka një fluks rekord të votuesve nga Bullgaria në qytetin kufitar të Serbisë Caribrod. Kjo po ndodh në zgjedhje të dyta radhazi, por këtë herë ka mijëra njerëz jashtë vendit që duan të votojnë këtu. “Po vëzhgoj diçka shumë interesante – sot është ditë për turizëm në Caribrod”, tha Llazarov në një bisedë me gazetarin nga Radio Bullgaria Ivo Ivanov.
“Këtu, gjatë gjithë mëngjesit, që kur është hapur qendra e votimit, shoh të rinj nga 20 deri në 30 vjeç nga Burgasi, Varna, Sofja, Kjustendili, të cilët votojnë në Caribrod. Pyetja ime si gazetar ishte, për çfarë votojnë në Caribrod? Ata mu përgjigjën se është më afër tyre - në vend të Obelja, Ovça Kupell dhe Ljulin (lagje të Sofjes), të votonin në Caribrod.”
Sipas fjalëve të Boris, 83 persona janë të regjistruar në listën zgjedhore të seksionit në Caribrod. “Po tani po flasim për mijëra njerëz që janë këtu sot”, na tha Llazarov dhe shtoi se për mendimin e tij se kjo do të ndryshojë votën e bashkatdhetarëve tanë në Caribrod. Nga ana tjetër, edhe komisioni zgjedhor nuk mund të përballojë një fluks të tillë zgjedhësish.
Pyetjes se kush përfiton nga falsifikimi i votës së zgjedhësve në Caribrod, Boris Llazarov u përgjigj:
"Mund t'ju them, por nëse e bëj, unë dhe ju do të humbasim punën tonë." Unë jam në një vend të vogël në Caribrod, ju e dini se për çfarë po flas.
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..