Është sërish 1 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Shakave, dhe me këtë rast Muzeu i Humorit dhe i Satirës në qytetin Gabrovo të Bullgarisë Qendrore hap dyert për të festuar ditëlindjen së bashku me qindra miq dhe adhurues të argëtimit dhe të qeshurit. Gabrovo jo rastësisht quhet “kryeqyteti bullgar i humorit”, ku çdo vit në maj zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Humorit dhe i Satirës, i cili e ka origjinën në argëtimin e lashtë të quajtur “Olelijnja” dhe ballot me maska nga fillimi i shekullit të XX-të.
Miq special të ftuar janë tre karikaturistët tanë të shquar Ivajllo Cvetkov, Irina Kitanova dhe Valentin Georgiev. Karikaturistët do të kënaqin të ftuarit e Muzeut të Humorit me vizatimet e tyre.
Ndër mjeshtrit më të njohur të karikaturës është padyshim Ivajllo Cvetkov, fitues i mbi 130 çmimeve ndërkombëtare dhe bullgare për krijimtarinë satirike. Në vitin 2022 ai u nderua me çmimin “Ezopi i Artë” për “Karikaturë” në Bienalen e 25-të të Gabrovos. Karikaturat e tij shpesh mund të shihen në faqet e botimeve të njohura, si një reagim i rrufeshëm ndaj ngjarjeve politike në vendin tonë dhe në mbarë botën.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..