Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sibilla Stojanova për jetën në Bruksel dhe kuptimin e votimit

Foto: arkiv personal

Në Mbretërinë e Belgjikës në ditën e sotme të zgjedhjeve janë hapur 15 qendra votimi. Numri i tyre mbetet si në dy votimet e mëparshme në 2022. Janë 308 aplikime të dorëzuara paraprakisht për të votuar, është e vështirë të thuhet se sa bullgarë ka në Belgjikë, por sipas statistikave të paraqitura nga Ministria e Punëve të Jashtme, në vitin 2021, shtetasit bullgarë të regjistruar zyrtarisht në Belgjikë janë 43 104. Prej tyre gati 4000 votuan në vjeshtën e vitit të kaluar.

Sibilla Stojanova prej tetë vitesh jeton në Bruksel dhe është pjesë e departamentit juridik të Parlamentit Evropian. Ajo gjithmonë ushtron të drejtën e saj civile.

Sibilla u diplomua në Shkollën e Mesme Kombëtare për Gjuhët dhe Kulturat e Lashta "Shën Konstantin Kiril Filozofi”, juridik në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, kurse magjistraturën e ka marrë në Gjermani, ku, sipas fjalëve të saj, i ka mbetur zemra.

Është e vështirë të flasë për nostalgjinë për atdheun e saj, sepse ajo është e lidhur përditë me Bullgarinë përmes rrjedhës së lajmeve, miqve dhe të afërmve në vendlindje.

Dhe megjithëse po përjeton ëndrrën evropiane të bashkimit në diversitet, bullgarja kategorikisht nuk e ka thyer lidhjen e saj emocionale dhe qytetare me Bullgarinë dhe do të votojë sot.

“Të them sinqerisht, më intereson jeta politike në Bullgari dhe në nivelin tim, si një qytetare me pozicion, mundohem ta shpreh edhe këtu” – tha Sibilla para mikrofonit të Radio Bullgarisë.

Sibilla Stojanova sot për të pestën herë është pjesë e një seksioni zgjedhor në Bruksel. Ajo thotë se nuk ndjen lodhje tek bashkatdhetarët tanë atje nga zgjedhjet e radhës.

“Në Belgjikë ka komunitete të ndryshme bullgare. Ka shumë njerëz në Bruksel që punojnë në institucionet evropiane, në kompani të mëdha dhe votojnë shumë metodikisht dhe vazhdimisht. Ata e përdorin ditën e zgjedhjeve, e cila mbahet këtu në vende të bukura në qendër të qytetit, për të parë njëri-tjetrin dhe për të diskutuar pikëpamjet e tyre. Tek këta njerëz vë re një këmbëngulje, një dëshirë për ndryshim. Mund t'ju them se rezultatet e votimit këtu janë pothuajse të njëjta në pothuajse çdo zgjedhje. Sigurisht që ka edhe komunitete të tjera që jetojnë në qytete të ndryshme belge që unë nuk i njoh mirë dhe gjërat duken ndryshe atje. Por në përgjithësi, numri i votuesve bullgarë në Belgjikë është konstant”.

Duke filluar nga kjo e shtunë, nxënësit në Belgjikë janë në një pushim njëjavor të Pashkëve dhe Sibilla mendon se kjo mund të ndikojë në pjesëmarrjen e votuesve në mbretëri, por në përgjithësi ka interes dhe vullnet për të votuar.

"Ajo që dua është që Bullgaria të sillet si një anëtare e BE-së me të drejta të plota, ashtu siç është. Miqtë dhe unë komentojmë se kemi ndjenjën se po jetojmë në një Bullgari të "shtrënguar" midis disa koncepteve, besimeve dhe miteve brenda vendit dhe në skenën evropiane. Dhe meqenëse po flas në cilësinë personale, desha të them se për mua është e rëndësishme të formohet një qeveri e rregullt pro-evropiane, e cila do të hyjë në rolin e saj dhe do të fillojë zbatimin e reformave të rëndësishme për vendin tonë me synimin për të marrë fonde. Duhet të fillojë një punë rutine e cila të japë rezultate. Për mua, këto kriza politike janë shkatërruese dhe në fakt u shërbejnë interesave që tani duhet t'i lëmë pas dhe të shkojmë drejt diçkaje më racionale”.

Sibilla beson se në shekullin e 21-të, veçanërisht në Evropë, është e vështirë të flitet për emigracion të përhershëm, i cili do t'i largonte bashkëqytetarët tanë nga Bullgaria. Dhe në lidhje me këtë, zona zgjedhore “Jashtë shtetit” dhe mundësia e votës mazhoritare jashtë vendit është ndryshimi i radhës i domosdoshëm në ligjin zgjedhor të Bullgarisë, është e mendimit Sibilla.

Populli bullgar voton sot. Se çfarë do të vendosë dhe nëse do të dëgjohet zëri i tij, mbetet të shihet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD