Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për sigurimet shoqërore

Foto: mlsp.government.bg

Ministri social bullgar Llazar Llazarov dhe ministrja shqiptare e financave Delina Ibrahimaj nënshkruan një marrëveshje për sigurimet shoqërore. Dokumenti ndërkombëtar rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet. Gjithashtu, garanton të drejtat e tyre të sigurimit dhe specifikon kushtet për dhënien dhe pagesën e llojeve të ndryshme të pensioneve. Për të hyrë në fuqi, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kuvendi Popullor. Ambasadorja Donika Hoxha, e cila asistoi në nënshkrim, tha se në Bullgari janë 500 shtetas shqiptarë me qëndrim të përhershëm dhe rreth 300 studentë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..

botuar më 25-04-16 4.01.MD

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD