Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u bëri thirrje rusëve që të mos birësojnë fëmijët që u rrëmbyen dhe u dëbuan nga Ukraina gjatë luftës aktuale, njoftoi Reuters. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi kohët e fundit një urdhër arresti për presidentin Vlladimir Putin dhe komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve Maria Llvov-Bellova, duke i akuzuar ata për kryerjen e një krimi lufte në lidhje me dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve. “U kujtoj të ashtuquajturve prindër dhe birësues rusë, që herët a vonë do të mbani përgjegjësi”, theksoi Vereshçuk. Në një fjalim para Parlamentit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje që të bëhen përpjekje shtesë për të zbuluar vendndodhjen e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga forcat ruse. Sipas të dhënave të Ministrisë ukrainase të Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara, deri më tani 19 514 fëmijë u dëbuan ilegalisht nga vendi.
Forcat e armatosura të Ukrainës ranuan se ushtria ruse dhe kompania private ushtarake Wagner bënë përparim në përpjekjet e tyre për të kapur Bahmutin, njoftoi Reuters. Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm thekson se mbrojtësit po mbajnë qytetin dhe kanë zmbrapsur një numër të madh sulmesh.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po zhvillon një koncept të ri për mbrojtjen e centralit bërthamor në Zaporozhie, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, njoftoi udhëheqësi i saj, Rafaell Grosi gjatë vizitës së tij në termocentral. France Press citoi fjalët e tij se po bëhet një përpjekje për të gjetur një kompromis mes Moskës dhe Kievit: “Po përpiqem të përgatis propozime realiste që do të pranohen nga të dyja palët”. Sipas Grosit, aktiviteti ushtarak në zonën e centralit u rrit.
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..