Edhe nëse Bullgaria arrin të rinegociojë Planin e saj të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, objektivat e arritjes së neutralitetit klimatik duhet të mbeten në të, njoftuan nga Komisioni Evropian për BNR. Kjo do të thotë se Sofja duhet të ndajë të paktën 37 për qind të kostove të planit për tranzicionin klimatik dhe për zbatimin e rekomandimeve specifike për Bullgarinë. Ato janë për dekarbonizimin e ekonomisë, e cila është ndër më emetuesit e karbonit në BE. Sofja ende nuk e ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për rinegocim, njofton korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.
Ministri i energjetikës Rosen Hristov tha se i ka kërkuar Komisionit Evropian që Bullgaria të rinegociojë detyrimin e marrë përsipër nga qeveria e Kirill Petkov për të reduktuar emetimet e karbonit në prodhimin e energjisë elektrike me 40 për qind deri në vitin 2026.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..