U krijuan kushte që procesi i evidentimit të rezultateve të votimit parlamentar jashtë vendit të ecë më mirë, tha Rosica Mateva, nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo sqaroi se për të shmangur pritjet me orë të tëra pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, pranimi i protokolleve me rezultatet e seksioneve në mbarë botën do të bëhet nga një numër më i madh punonjësish. Ashtu si më parë, dokumentacioni do të pranohet në KQZ, i cili vepron si komision rajonal zgjedhor për jashtë.
“Shërbimi i informacionit parashikoi një numër më të madh operatorësh në pikën e llogaritjes ku do të pranohen dokumentet. Do të punojnë edhe më shumë nëpunës të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme që dokumentet të pranohen dhe të përpunohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Është shumë e rëndësishme që protokollet të plotësohen në mënyrë korrekte” – shpjegoi Mateva
Numri përfundimtar i seksioneve jashtë shtetit është 737, të vendosura në 61 vende. Adresat e tyre mund t’i gjeni KËTU.
“Zgjedhësit duhet të dinë se mund ta votojnë kudo ku ka vendvotim, pavarësisht nëse kanë paraqitur kërkesë për të votuar jashtë vendit apo jo. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit bullgarë që nuk jetojnë përgjithmonë jashtë vendit, por ndodhen jashtë vendit ditën e zgjedhjeve. Këtë duhet ta dinë edhe anëtarët e Komisioneve Sektoriale Zgjedhore (KSZ)”, tha Rosica Mateva.
Organizimi i votimit jashtë vendit nga KQZ po shkon normalisht, shtoi ajo. Anëtarët e KSZ tashmë u emëruan. E shtuna, më 24 mars, është afati në të cilin mund të bëhen zëvendësime ose të plotësohen vendet e lira me anëtarë të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, zakonisht shtetas bullgarë në vendet përkatëse.
U miratuan edhe udhëzimet metodologjike për zhvillimin e ditës së zgjedhjeve jashtë vendit, duke marrë parasysh specifikat e votimit jashtë vendit, përkatësisht: mungesën e preferencave, mungesën e vëzhgimit me video, procedurat e ndryshme për pranimin e fletëve dhe materialeve zgjedhore, për dërgimin e rezultateve të votimit në KQZ etj. Një sqarim i rëndësishëm është se votimi me patentë shoferi nuk lejohet. Analfabetizmi nuk është arsye për të votuar me shoqërues, theksohet në udhëzime.
“Ministria e Jashtme ka detyrimin t’ua dërgojë anëtarëve të komisioneve sektoriale. Të gjitha veprimet e tyre përshkruhen në detaje në udhëzimet metodologjike.”
Rekomandimi për anëtarët e komisioneve sektoriale është që të jenë të qetë dhe të kujdesshëm në evidentimin e rezultateve dhe plotësimin e protokolleve pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që ta kryejnë punën më shpejt dhe me sukses.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..
Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..
Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von..
Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë..
Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të..