Një studim aktual nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë tregon se Gjermania ia la vendin e parë Turqisë, si partnerin më të preferuar të biznesit për kompanitë vendase. Pozicionin drejtues aktualisht e zë fqinji ynë jugor Turqia. Megjithatë, diferenca mes dy vendeve është vetëm 1%. Në vendet e tjera renditen Kina, Britania e Madhe, Italia dhe SHBA-ja.
Partneritetet në fusha të tilla si prodhimi dhe tregtia e makinerive dhe pajisjeve, si dhe ushqimi dhe pijet, ndërtim, transport dhe logjistikë, janë të rëndësishme për sipërmarrësit vendas në aspektin ndërkombëtar.
Vendi i parë i Turqisë në renditje është për shkak të rritjes së tregtisë dypalëshe. Sipas të dhënave të kompanive të anketuara, deri në tetor 2022, eksporti i mallrave bullgare në Turqi është rritur me 34%, ndërsa importi është rritur me 62%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
70 % e sipërmarrësve bullgarë të intervistuar shprehen se përkeqësimi i situatës gjeopolitike përgjatë kufirit të Evropës Lindore ka ndikuar në aktivitetet e tyre. 28% thonë se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk ka ndikuar në aktivitetet e tyre.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..