Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për ndikimin francez në Bullgari dhe tre dekadat në klubin e vendeve frankofone

Drejtori i Institutit Francez të Kulturës në Sofje para Radio Bullgarisë

Pierre Colliot
Foto: Facebook/InstitutFrancaisdeBulgarie

Më 20 mars festuam Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në këtë datë, në Niamej të Nigerisë u krijua Agjencia për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik, e cila më vonë u quajt Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, në të cilën Bullgaria është anëtare për 30 vjet, pas anëtarësimit në dhjetor 1993. Ky është një "gjest i fortë politik " sipas Pierre Colliot, drejtor i Institutit Francez në Bullgari dhe këshilltar për bashkëpunimin dhe aktivitetet kulturore në Ambasadën Franceze:

“Ky vendim pasqyron dëshirën e presidentit të atëhershëm /Zhelju Zhelev/ për ta sjellë Bullgarinë e re në skenën ndërkombëtare dhe për këtë qëllim ai zgjodhi Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Para se të bëhej një anëtar i plotë i organizatës, vendi ynë u bashkua si vëzhgues në vitin 1991 - "menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit dhe përfundimit të epokës komuniste", kujton Pierre Colliot në një intervistë për Radio Bullgarinë. “Ka një lidhje të fortë me vizitën dy vjet më parë të presidentit francez François Mitterrand dhe mëngjesin e paharrueshëm në ambasadë”, takimi i Mitterrand me intelektualë dhe disidentë bullgarë, përfshirë presidentin e ardhshëm Zhelju Zhelev, më 20 janar 1989, një moment i rëndësishëm i ndryshimeve demokratike.

Por duhet të pranojmë se ndikimi francez në Bullgari është ndjerë edhe para Çlirimit, veçanërisht në sferën kulturore dhe arsimore. Në atë periudhë shumë bullgarë shkuan të studionin në Francë. Më vonë, universitetet franceze u bënë një vend i preferuar për edukimin e elitës kulturore, politike dhe ekonomike bullgare. Buxhetet e para shtetërore të Shtetit të Tretë Bullgar, para hyrjes së monedhës kombëtare, ishin në franga.

Ndikimi kulturor i Francës vazhdoi edhe gjatë regjimit komunist.

“Ka qenë një periudhë në vitet 1950 kur aleancat franceze u mbyllën, përfshirë atë të Sofjes, e cila ishte vendosur në ndërtesën ku jemi sot. Godina është ndërtuar për Aleancën Franceze në vitin 1924 dhe është hapur në vitin 1925. Me gjithë problemet në nivel institucional, edhe atëherë mësohej gjuha frënge, kurse mësuesit ishin jashtëzakonisht të arsimuar”, thotë drejtori i Institutit Francez në Sofje.

Ndërtesa në sheshin „Sllavejkov“ në Sofje, vitet ’20 të shekullit të kaluar

Me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Frankofonisë, gjatë muajit të frankofonisë mars, Instituti Francez ka përgatitur një program të pasur, ku audienca e synuar janë kryesisht nxënësit, "për t'u treguar atyre se frankofonia është diçka e gjallë", shpjegon Pierre Colliot. Punëtoritë teatrore dhe ngjarjet muzikore do të theksojnë praktikimin e frëngjishtes "së gjallë". "Sfida për të lexuar" do të përpiqet të "sfidojë" të rinjtë për të hapur një libër, në frëngjisht. Gjithashtu janë planifikuar takime të ambasadorëve të Grupit të ambasadorëve frankofonë/ GAF- groupe des ambassadeurs francophones/ me frankofonë të rinj nga shkollat bullgare. Nxënësit nga 19 shkolla do të "zbulojnë se frankofonia nuk është vetëm Franca, por shumë vende nga të gjitha kontinentet".

Ndërtesa e Institutit Francez të Kulturës në Bullgari në ditët e sotme

Komunitetet jashtë Francës luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe përhapjen e kulturës frëngjisht-folëse, si në vendet frëngjisht-folëse, ashtu edhe atje ku flitet frëngjishtja, por jo domosdoshmërisht si gjuhë amtare - si në shumë vende në Afrikë. Megjithatë, shumë më tepër janë komunitetet në vendet ku frëngjishtja nuk flitet në përgjithësi dhe "Bullgaria është një nga shembujt më të dukshëm," shpjegon Colliot.

Si mund ta ruajmë shumëgjuhësinë dhe, bashkë me të, diversitetin në botë?

“Ky është një akt politik”, thotë Pierre Colliot. “Prandaj, qeveritë duhet të mbrojnë gjuhën e tyre në institucionet ndërkombëtare.” Në BE, për shembull, ka 24 gjuhë zyrtare. "Është e rëndësishme që përfaqësuesit e vendeve të ndryshme të flasin gjuhën e tyre para se të flasin një tjetër." E them këtë sepse edhe në Francë ndonjëherë ne preferojmë të përdorim anglishten sepse është më e lehtë”.


Linja e dytë e rëndësishme është arsimi, shton Pierre Colliot - këtu përgjegjësia e madhe bie mbi shkollën dhe drejtorët, shumë prej të cilëve mbështesin shumëgjuhësinë kur zgjedhin një program, dhe jo në vend të fundit është shumë i rëndësishëmroli i ambasadave për të inkurajuar mësimin e gjuhëve të ndryshme.

Në lidhje me nismën "Më thuaj 10 fjalë", e cila përfshin ekspozita, seminare leximi, shkrime krijuese dhe diktime të bazuara në 10 fjalë franceze që këtë vit lidhen me kohën, Pierre Colliot ndau edhe fjalët e tij kryesore:

“Para së gjithash, “zemra”, sepse në Bullgari frankofonia është frankofoni e zemrës, pra një zgjedhje. Fjala e dytë është "rinia", pasi Instituti Francez në Bullgari vizitohet kryesisht nga një audiencë e re dhe të rinjtë janë një pasuri e rëndësishme për vendin. E treta është "bukuria" sepse vendi juaj është vërtet jashtëzakonisht i bukur. Dhe gjithashtu – “frankofilia”, e cila ekziston kudo në Bullgari - nga lindja e gjer te perëndimi dhe nga veriu deri në jug, me takime të papritura të frankofonëve në të gjithë vendin", përfundoi drejtori i Institutit Francez në Sofje, Pierre Colliot, në bisedën e tij me Marija Stoevën nga Redaksia e Gjuhës Franceze e Radio Bullgarisë.

Lexoni gjithashtu:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: institutfrancais.bg, Facebook/InstitutFrancaisdeBulgarie




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD