Pas bisedimeve zyrtare në Kremlin, liderët e Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, riafirmuan parimin se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të fillojë kurrë.
"Ne besojmë se shumë nga dispozitat në planin e paqes të propozuar nga Kina korrespondojnë me qasjen ruse dhe mund të merren si bazë e zgjidhjes së paqes kur ka gatishmëri për të në Perëndim dhe në Kiev," tha Putin, duke pranuar se tani për tani nuk ka një gatishmëri të tillë. Ai dha si shembull synimin e Britanisë së Madhe për t'i dorëzuar Ukrainës jo vetëm tanke, por edhe predha me uranium të varfëruar. “Nëse e gjithë kjo ndodh, atëherë Rusia do të detyrohet të reagojë në përputhje me rrethanat, duke pasur parasysh se Perëndimi kolektiv ka filluar të përdorë armë me komponentë bërthamore”, shtoi Putin.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..