Georgi Ivanov ka triumfuar me titullin evropian në kampionatin e mundjes për moshën deri në 23 vjeç në Bukuresht. Në finale në kategorinë 125 kilogramë stil i lirë, bullgari kishte epërsi ndaj ukrainasit Volodimir Koçanov dhe fitoi me nokaut teknik me 10:0.
Ari në Bukuresht është suksesi më i madh në karrierën e të riut tonë Georgi Ivanov, i cili vitin e kaluar u bë fitues i bronztë i kampionatit kontinental në moshën deri në 20 vjeç. Ivanov është kampion i Bullgarisë tek meshkujt dhe tek juniorët. Në kryeqytetin rumun, mundësi nga Dimitrovgrad ka arritur dy fitore bindëse - ndaj Azamat Hosonov nga Greqia me 6:0 dhe ndaj turkut Al Efes me 6:2 në gjysmëfinale.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..