Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së do të takohen në Bruksel. Tema kryesore e debateve do të jetë mbështetja për Ukrainën. Takimi është përgatitor për takimin e liderëve evropianë më 23 dhe 24 mars. Në fillim, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba do të informojë në internet për situatën në terren, si dhe për nevojat urgjente të Kievit. Sipas “Radio Svoboda”, ministrat e jashtëm të BE-së do të nënshkruajnë një plan për t'i siguruar Ukrainës municione gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Ministrat e drejtësisë të më shumë se 40 vendeve do të takohen më 20 mars në Londër, raporton AFP. Ata do të diskutojnë për rritjen e mbështetjes për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pasi magjistratët në Hagë lëshuan një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
Vetë Putini do të kërkojë më shumë se kurrë një shfaqje solidariteti nga homologu i tij kinez Xi Jinping, i cili po e viziton Moskën. Xi do të jetë lideri i parë botëror që do t'i shtrëngojë dorën Putinit pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër për arrestimin e tij më 17 mars për krime lufte në Ukrainë, shkruan “The Telegraph”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha për Fox News se çdo thirrje e Putinit dhe Xi për një armëpushim tani është e papranueshme, sepse ajo thjesht do të "ratifikonte arritjet e deritanishme të Rusisë". Mihajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, kritikoi planin e propozuar të Kinës për një zgjidhje paqësore të konfliktit ruso-ukrainas. Ai vuri në dukje mungesën e detajeve në plan, të kombinuara me natyrën kontradiktore të klauzolave të tij, raporton UNIAN.GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..