Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë, Lloyd Austin dhe Sergej Shojgu folën me telefon në lidhje me incidentin me dronin amerikan që ra në Detin e Zi, njoftuan Reuters dhe TASS. Biseda u zhvillua me iniciativë të Shteteve të Bashkuara. Sipas një komunikate të mëvonshme të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë , Shojgu ia bëri të qartë Austin se Rusia do t’u përgjigjet proporcionalisht provokimeve rreth kufijve të saj.
“Fluturimet e mjeteve ajrore strategjike amerikane pa pilot në brigjet e Krimesë kanë një natyrë provokuese, e cila krijon kushtet për një përshkallëzim të situatës në zonën e Detit të Zi”, tha ai. Nga ana e tij, Austin komentoi në një konferencë shtypi se: “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të fluturojnë dhe të operojnë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”. Ai i kërkoi Moskës që të drejtojë avionët e saj ushtarakë në një mënyrë të sigurt dhe profesionale. Uashingtoni beson se një gjuajtës rus goditi helikën e aeroplanit mbikëqyrës pa pilot të SHBA-së, ndërsa Moska mohon të ketë pasur kontakt mes dy avionëve dhe ia atribuon incidentin një manovre të mprehtë nga SHBA. Incidenti ishte konfrontimi i parë i drejtpërdrejtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Këshilli i Ministrave nuk diskutoi një kontratë të re midis Bullgarisë dhe Ukrainës për ofrimin e ndihmës ushtarake, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kabineti propozon që çdo ndihmë e mëtejshme ushtarake për vendin e sulmuar të votohet sërish nga Kuvendi Popullor. “Thëniet se po përgatitet një marrëveshje e re me Ukrainën për sigurimin e armatimeve janë manipuluese”, komentoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sa i përket vizitës së komisionerit evropian për tregun e brendshëm, Tieri Breton, vendi ynë është i interesuar të rrisë kapacitetet e industrisë sonë të mbrojtjes dhe mirëpret mbështetjen e BE-së, por në asnjë mënyrë nuk është i përkushtuar për furnizimin me armë Ukrainës, theksohet në mesazhin e kabinetit. Bashkimi Evropian po zhvillon një skemë për prodhimin më të madh të armëve dhe municioneve për të mbështetur ushtrinë ukrainase. Plani ofron ndihmë për 15 kompani armësh në 11 vende.
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe..
Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka..