Në godinën e Bashkisë Metropolitane një përzgjedhje e veçantë me 160 vepra të Ivan Shishiev tregon këndvështrimin e tij për monumentet arkitekturore të Sofjes, momente të jetës në hapësirat e hapura të kryeqytetit, specifikat e mjedisit urban. Ai është teolog dhe fotograf, autor i dy librave fotografikë për Sofjen dhe i më se 20 ekspozitave në Bullgari dhe Evropë, krijues i një faqeje të njohur në rrjetet sociale (“Etydet e Sofjes”) me mbi 320 000 ndjekës.
Projekti artistik do të qëndrojë në ndërtesën e Bashkisë Metropolitane deri në shtator të vitit 2023, pas së cilës do të vizitojë shkollat metropolitane për të takuar nxënësit e Sofjes me fotografitë e bukura.
Burimi: sofia.bg
Foto: BGNESNë pranverë, parku natyror "Zllatni Pjasëci" bëhet një vend tërheqës për banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit. Ndodhet 17 km në verilindje të qytetit të Varnës, paralelisht me bregun e detit dhe rrethon kompleksin turistik..
Fshati Dellçevo(Bullgaria Jugperëndimore) gjendet në rrëzë të malit të Pirinit, 10 kilometra larg qytetit Goce Dellçev. Ai tërheq turistët me arkitekturën e ruajtur të lashtë dhe rrugët e bukura malore. Janë ruajtur gjithashtu..
Muzeu i Minierave Nëntokësore është një nga muzetë më të pazakontë në Bullgari, një prej 100 objekteve turistike kombëtare dhe unik për Gadishullin Ballkanik. Ndodhet në dy nga galeritë e ruajtura të minierës së parë nëntokësore..