Në kuadër të ekspozitës më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë, Internationale Tourismus-Börse në Berlin, Bullgaria mori një vlerësim prestigjioz nga Shoqata e Gazetarëve të Turizmit të Paqësorit, e cila mbulon rreth 7000 gazetarë. Vendi ynë është vlerësuar me çmimin “Destinacioni më i mirë për rajonin e Ballkanit” për vitin 2023, ndërsa ministri bullgar i turizmit Ilin Dimitrov mori çmimin “Ministri për rajonin e Ballkanit për vitin 2023”. Çmimi është dëshmi e politikave të suksesshme që po ndjek vendi ynë në drejtim të rimëkëmbjes dhe rritjes së industrisë së turizmit, e cila ka vuajtur shumë nga një sërë ngjarjesh negative vitet e fundit, theksojnë nga qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit.
Bullgaria dëshiron të presë një forum botëror për turizmin aventurierRreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..
Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..