Politikanët nuk duhet t’i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit, por të kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, kështu tha kryeministri në detyrë Gëllëb Donev në Kjustendill lidhur me tensionin rreth fatit të Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje.
Donev mori pjesë në procesionin përgjatë sheshit qendror “Vellbëzhd” në qytetin Kjustendill për 80 vjetorin e aksionit për shpëtimin e hebrenjve bullgarë.
“Politikanët le ta lënë këtë temë për pas zgjedhjeve, në një ambient të qetë për të marrë vendimin sa më korrekt dhe më të saktë”, bëri thirrje Donev nga Kjustendill.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..