Nga mesnata е 8 marsit deri në 8 të mëngjesit të 9 marsit, sulmet ruse me raketa dhe dron mbi Ukrainë vazhduan. U sulmuan Kiev, Harkov, Odesa, Çernigov, Dnieper, Poltava, Zhitomir, Vinica, Luck dhe Rovno. Në shumë vende, energjia elektrike është ndërprerë pjesërisht ose plotësisht. Formalisht, objektivi ushtarak i sulmeve ajrore ruse është të shkatërrojë sistemin energjetik të Ukrainës në mënyrë që të dëmtojë industrinë dhe transportin ushtarak ukrainas. Në realitet, sulmet janë ushtarakisht joefektive dhe tërësisht terroriste kundër popullatës civile.
Duke cituar konsorciumin ukrainas “Energoatom”, agjencia shtetërore UNIAN njoftoi se për herë të 6-të që nga fillimi i pushtimit rus pas goditjeve, termocentrali bërthamor Zaporozhie mbeti pa energji elektrike. Kjo krijon një rrezik të katastrofës së shkaktuar nga njeriu. Për momentin ftohja emergjente e blloqeve kryhet me energji elektrike të furnizuar nga gjeneratorët me naftë. Agregatet kanë karburant për 10 ditë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..