181 janë infektuar rishtazi me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë rritur me 156 nga një ditë më parë. Rreth 53% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4,1% e 4338 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 4,8% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet e regjistruara aktive u rritën me 16 në 2996. 36 të infektuar u shtruan në spitale. 26 prej tyre, ose 72.22%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 11 në 231. Janë 26 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë vdekje të regjistruar me Covid të konstatuar. Të hënën janë shëruar 165 persona. Janë kryer 85 vaksina.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..