Nga ora 00:00 e datës 03.03.2023, kur Bullgaria do të shënojë festën e saj kombëtare - Çlirimin nga zgjedha osmane, do të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin Popullor të 2 prillit 2023, e cila do të zgjasë deri në orën 24:00 më 31 mars. 14 parti dhe 7 koalicione do të luftojnë për dashurinë e popullit.
Në një konferencë për shtypin më 1 mars, presidenti Rumen Radev deklaroi se pret që partitë t’i paraqesin idetë e tyre për të ardhmen e Bullgarisë, e jo PR të zezë dhe përcaktimin e vijave të kuqe.
Herën e radhës vëzhguesit e huaj do të monitorojnë zhvillimin e zgjedhjeve në vendin tonë. Ata janë nga Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..