Ditën e diel, më 26 shkurt, Medalistja e bronztë e botës dhe kampionia e Evropës në kategorinë deri në 48 kilogramë Sevda Asenova i solli Bullgarisë titullin e parë të edicionit të 74-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Stranxha”. Në finalen e kategorisë më të lehtë për femra, bullgarja 38-vjeçare mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Saidakhan Rahmonova (Uzbekistan).
Pas saj, më shumë ar i solli Bullgarisë Svetllana Kamenova në kategorinë deri në 57 kg pas fitores ndaj kinezes Xu Zichun me 4:1 vota të gjyqtarëve dhe Stanimira Petrova në kategorinë deri në 54 kilogramë, e cila mposhti polaken Sandra Drabik me votim unanim të gjyqtarëve - 5:0.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..