Violinisti i njohur bullgar Vasko Vasilev do të jetë koncert-mjeshtër i orkestrës për kurorëzimin e mbretit Çarlls, njofton ekipi i muzikantit. Ngjarja është më 6 maj në Westminster Abbey, ku kurorëzimet mbahen që nga viti 1066.
The Coronation Orchestra është emri i orkestrës speciale e cila do të bashkojë ekzekutues elitarë nga të gjitha orkestrat e Mbretërisë së Bashkuar. Koncerti do të drejtohet nga Sir Antonio Pappano, njoftoi BTA.
“Është një privilegj dhe nder i madh për mua të marr këtë ftesë dhe të jem pjesë e ngjarjes historike. Mbreti prej vitesh mbështet muzikantët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në veçanti Royal Opera House, prandaj e pranoj këtë angazhim me shumë përgjegjësi, emocion të madh dhe kënaqësi e pa maskuar”, thotë violinisti bullgar.
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...