Në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev rikonfirmoi qëndrimin e Bullgarisë për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Koxhabashev vuri në dukje se Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë ata që ikin nga lufta dhe shprehu simpatinë e saj për popullin ukrainas për guximin dhe qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme. Kostadin Koxhabashev theksoi mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet e Ukrainës për arritjen e paqes së qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Kostadin Koxhabashev mbështeti në emër të Bullgarisë projekt-rezolutën, e cila insiston në arritjen e shpejtë të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Ndërkohë, në një dokument të publikuar nga Ministria e Jashtme kineze, Kina u bëri thirrje të gjitha vendeve të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin ndezjen e flakëve dhe të parandalojnë përkeqësimin ose daljen jashtë kontrollit të krizës dhe të braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë. "Siguria e një vendi nuk mund të garantohet në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera, dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo zgjeruar blloqet ushtarake," thuhet gjithashtu në dokument. Ukraina e quajti dokumentin "një shenjë të mirë" dhe i bëri apel Kinës të jetë më aktive në mbështetjen e saj për të.
Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..